Shqiptari 32-vjeçar invalid gjendet ne spitalin e burgut në Koridallo pas një operacioni në tru dhe në këmbë. Sot avokati i tij Anastasios Kalovirnas ka bere takim me 32-vjeçarin.
Burgu ka ligjet e veta dhe kanunet e tij. Grupe që përballen njera me tjetrën, kërcënime me përplasje që shpesh kanë sjellur vdekje. Raperi i njohur Eduart Derka ka vite që vuan dënimin në burgjet e vendit.
Kohët e fundit ai ndodhet në spitalin e burgut Koridallos pas operacionit që ju bë në kokë. Më parë se ai të operohej në kokë beri operacion edhe në njeren këmbë, ku i kanë vendosur nje hekur me vida. U fut në burg para katër vjetësh në gjendje shendetësore të mirë, sot është invalidë dhe kurohet në spitalin e burgut Koridallo. Familja e tij është e shqetësuar me sjelljen e ashpër të drejtuesve të burgut. Nga ana e saj familja pretendon se burgu i ka ndaluar komision e mjekeve duke i thënë se ai është mirë dhe nuk ka nevoje më, ndërsa herët e tjera i ka përcjellur duke i thënë se është transferuar në një burg tjetër. Shokuese për familjen e tij është se në burg është përgjysmuar dosja personale e tij, duke pretenduar se mungojnë gjysma e fleteve të dosjes. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Anastasios Kalovirnis, i cili ka dosjen e plotë të Eduartit. Pra mungojnë fletet në dosje që kanë të bëjnë me mjekimet e tij.
Gjithashtu familja thotë se nga shokët e Eduartit që ndodhen ne qeli kanë ndigjuar drejtoreshën e burgut se Eduarti nuk do të dalë nga burgu, pasi Eduarti e shanë atë. Në se kjo është e vertete është atëherë përbën një skandal ku shkelen të drejtat e njeriut