Ambasada Italiane ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj që janë rezidentë në Shqipëri, që të tregohen sa më të kujdesshëm ditën e shtunë dhe të shmangin lëvizjet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, pasi aty do të organizohet protesta e thirrur nga opozita.
Ndërsa theksojnë se më herët do të organizohet edhe parada e LGBT-së, dhe të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë manifest duhet të mos përzihen me protestën e radhës. Gjithashtu ambasada bën thirrje qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg ‘Çadrës së Lirisë’ deri në përfundimin e tubimit paqësor të qytetarëve shqiptarë.