Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar mëngjesin e ditës së sotme një video me pamjen mbi lagjen e re Rilindja në Fushë-Krujë.Kreu i qeverisë bën me dije se për pak muaj do të hyjnë në shtëpi të reja 1200 banorë.
‘Mirëmëngjes dhe me këto pamje mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ku edhe pak muaj do të hyjnë 1,200 banorë të rinj, me kushte optimale, ju uroj një ditë të mbarë’- shkruan Rama.
Puna për rindërtimin për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit vijon me intensitet të lartë. Një ditë më parë kryeministri Rama publikoi pamjet nga procesi i rindërtimit në Laç, ku në lagjen e re janë ndërtuar 524 apartamente dhe të strehohen familjet e mbetura pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.