Rama: Në shtator libra shkollor falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9

Aktualitet

Qeveria Rama ka njoftuar se këtë vit shkollor të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 do të marrin libra FALAS.


“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas”, njofton kryeministri. 
Gjithashtu Rama bën me dije se përfitues të kësaj skeme do të jenë të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.