Pas vetëm 20 minutash, fillojnë përmirësimet e para shëndetësore
Efektet negative të tymit të duhanit janë të njohura mirë, por ç’të themi për efektet e mundshme pozitive të heqjes dorë nga ky zakon?
A ka ndonjë rrugë kthimi për trupin e një duhanpirësi?
Si pjesë e një raporti të lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Ditën Botërore kundër Duhanit, efektet potencialisht shkatërruese të pirjes së duhanit janë në të vërtetë larg rrugës së njëanshme.
Pas vetëm 20 minutash, fillojnë përmirësimet e para shëndetësore, me rënie të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut. Brenda 12 orësh nivelet e monoksidit të karbonit kthehen në normale dhe pas disa javësh funksioni i mushkërive rritet dhe qarkullimi përmirësohet. Edhe rreziku i shtuar për goditje në tru ose sëmundje koronare të zemrës zhduket brenda 15 viteve.
Kanceri i mushkërive gjithashtu bëhet një kërcënim shumë më pak i rëndësishëm pas rreth dhjetë vjetësh.