Ekzekutuan me pesë plumba 35-vjeçarin shqiptar – policia “sheh” larje hesapesh

Greqi

Ekzekutorët e 35-vjeçarit e prisnin sapo doli nga makina për të hyrë në pallatin e rrugës Vizyinou.

Selaniku është tronditur nga prita e vdekjes e ngritur nga persona të panjohur në orët e para të së enjtes ndaj një 37-vjeçari shqiptar teksa po kthehej në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou.

Viktima eshte Erald Jonuzi i cili u ekzekutua dje ne Selanik

Ishte 50 minuta pas mesnate të së mërkurës kur 35-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi. Pasi ka parkuar makinën e tij është nisur drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin xhelatët.

Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë, ku policia ka gjetur katër gëzhoja.

Policia e urgjencës e cila ka shkuar në vendngjarje pasi ka lajmëruar një kalimtar për të shtënat, ka gjetur 37-vjeçarin të përgjakur në trotuar.

Menjëherë ka mbërritur një autoambulancë e EKAV-së, e cila ka transportuar shqiptarin në spitalin “AHEPA”, ku ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Sipas informacioneve, 35-vjeçari ka pësuar të paktën pesë plagë nga plumbat e xhelatëve.

Burime policore të cituara nga thestival.gr ia atribuojnë ngjarjen një larje hesapesh mes unazave të banditëve që “shesin mbrojtjen” në lokalet e natës së qytetit.

Hetimet për ngjarjen e të shtënave në Evosmos u morën nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut.