Georgiadis: 534 euro kompensim për 3 muaj për punëtorët e bizneseve të dëmtuara nga zjarri

Greqi

Një kompensim urgjent prej 534 eurosh për punëtorët e bizneseve të prekura nga zjarri që ka shpërthyer në Rodos, por edhe në ato zona që janë dëmtuar nga zjarret në biznese, të cilat e bëjnë të pamundur funksionimin e tyre, do të japë Ministria e Punës sipas një amendamenti të paraqitur të shtunën në projektligjin e Ministrisë së Financave.

Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Adonis Georgiadis, mëngjesin e së hënës ishte i ftuar në televizionin Action24 ku deklaroi: “Bizneset që janë prekur nga zjarret dhe nuk mund të operojnë si më parë, mund të pezullojnë punonjësit e tyre deri në tre muaj. Punonjësit do të marrin 534 euro në muaj ndihmë emergjente nga shteti”.
“Nuk ka se si shteti të lërë askënd të pafuqishëm. Çdo gjë që u shkatërrua, gjithçka do të ndërtohet. Unë, për veten time dhe familjen time, tashmë kam rezervuar pushimet në Rodos dhe do të mbështesim Rodosin, nuk do ta lëmë Rodosin të pësojë dëme reale nga ky zjarr. Të gjithë do të shkojmë në Rodos këtë vit për të treguar se ishulli ynë mbetet shumë i bukur dhe produkti i tij turistik mbetet shumë i fortë”.