Me gjithë masat e marra për mos kalim të paligjshëm të kufrit në drejtim të vendit fqinjë, ende vazhdon emigrimi klandestin.
Për muajin shkurt 2017, policia greke sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt ka kthyer për në vendet e tyre 1.149 emigrantë klandestinë, nga këta 503 me kombësi shqiptare.
Në kurriz të këtyre emigrantëve të vendeve të treta kanë qenë vendimet e dëbimit për hyrje të paligjshme në Greqi. Dëbimet janë bërë përmes programeve vullnetare riatdhesimit të Organizatës Ndërkombëtare, por edhe me detyrim nga policia greke.
Në dy vitet e fundit 2015 – 2016 janë kthyer nga policia greke 39.424 emigrantë të komuniteteve të ndryshme, ku 23.306 me kombësi shqiptare, ose mbi 51.5%.
Simbas statistikave mbështetur në faqen zyrtare të policisë greke shikojmë se për vitin 2016 në krahasim me atë të 2015 ka një rënie në dëbimet e të huajve, nga 21.761 të regjistruar për 2015 ra në 17.663, afersisht me një rënie në 71%.
Statistika
Për vitin 2015 janë dëbuar gjithashtu 21.717 emigrantë nga këta 12.970 ishin me kombësi shqiptare, ose mbi 61%.
Numri më i madh i dëbimeve të emigrantëve në përgjithësi është regjistruar në muajin qershor me 2.469, ndërsa i dëbimit për shqiptarët ka qenë nëndori me 1.761 emigrantë. Numri më ulët i dëbimeve ka qenë muaji më i nxehtë i gushtit me 1.106 të kthyer, nërsa për shqiptarët ka qenë muaji shkurt me 551 emigrantë.
Për vitin 2016 janë dëbuar në përgjithësi 19.151 emigrantë, ku 10.336 ishin me kombësi shqiptare. Në krahasim me një vit më parë ka një rënie të shqiptarëve nga 12.970 që ishte për 2015 ra në 10.336 për vitin 2016. Në muajin nëndor është regjistruar numri më i madh i dëbimeve me 2.026 emigrantë, ku 1.153 ishin shqiptarë.