Erdogan shpërthen kundër Asadit: Vrasës, si do shpëtosh nga mallkimet?

Aktualitet

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e inaugurimeve masive në ish-stadiumin “Ataturk” në Bursa të Turqisë, ka folur në lidhje me vrasjen e tmerrshme të fëmijëve të ndodhur në Siri.

Erdogan ka hedhur akuza të forta kundër presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad. Ai tha se Asadi është një vrasës dhe se është duke mëkatuar rëndë përpara Zotit. “ O Asadi, o vrasës. Si do të shpëtosh nga mallkimi i rëndë që ke kryer, duke vrarë fëmijë? Bota, Kombet e Bashkuara si do të rrinë të qetë përballë masakrës që ka ndodhur?”, tha Erdogan, raporton “Agency Anadolu”.

Ai vazhdoi më tej: “Popullata e Bashkimit Europian është duke u plakur. BE ka një mesatare të popullatës prej 43 vjeç dhe e ka shumë të vështirë t’iu gjejë punë të rinjve. Tashmë Europa nuk është më shpresë e punësimit. Ata që na kërcënojnë ne me ekonomi, me viza, me tregti, fillimisht të kthehen e të shohin veten e tyre. BE nuk është në situatë të mirë. Kontinenti europian është duke u plakur dhe se nuk do të ketë më atë lloj shkëlqimi të rremë që ka sot”, ishte ajo që tha Erdogan gjatë fjalës së tij.

Sulmi kimik që ndodhi në Siri këta ditë ka lënë të vdekur dhjetëra persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë.