Euronews – Ramës: Një e treta e ekonomisë së Shqipërisë vjen nga prostitucioni, droga dhe vrasjet mes bandave

Politika

rama ne focus news-4Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në Euronews ku ka dhënë një intervistë rreth situatës në Shqipëri.

Rama edhe është acarruar me gazetaren e cila nuk ka i ka bërë “pyetje të duhura”.

Gazetarja e pyeti fillimisht Ramën nëse Shqipëria kishte gjyqtarë të korruptuar.

“Ne po kryejmë një reformë në drejtësi dhe se Shqipëria është në udhë të mbarë për të shkuar drejt BE-së. Reforma është e vështirë por se do të realizohet”, tha Rama.

Gazetarja i tha më tej se Shqipëria ka probleme me krimin e organizuar duke i thënë se një e treta e ekonomisë së Shqipërisë është prej prostitucionit, parave të drogës dhe nga vrasjet mes bandave. Rama iu kundërpërgjigj gazetares duke i thënë se këto janë thjesht imazhe të Shqipërisë, por se Shqipëria sipas tij po shkon në rrugën e duhur.

“Keni krijuar ide të gabuar mbi Shqipërinë. Vendi që unë sot e drejtoj ka më pak krim dhe korrupsion dhe do të jetë vend normal. Është imazh i gabuar”, tha Rama duke u nxehur jo pak me pyetjet e gazetares. Edi Rama shtoi se e ka privilegj faktin se e drejton qeverinë e Shqipërisë.