Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve duke u pozicionuar pas Turqisë, Hungarisë dhe Lituanisë.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, që i referohen të dhënave të 2023, niveli për 181.7 të burgosurish për 100 mijë banorë është konsiderueshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111.4 të burgosurish. Vendi ynë kryeson gjithashtu në rajon, i ndjekur nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.
Softa i cilëson si tendenca shqetësuese diskutimet mes Shqipërisë dhe disa vendeve perëndimore për transferimin e të burgosurve për të vuajtur dënimin në territorin shqiptar. Zvarritja e proceseve gjyqësore është një tjetër aspekt që ndikon në mbingarkesën në burgje.
“Përshpejtimi i këtyre procedurave është një zgjidhje, por edhe masa të tjera sigurie alternative për vepra që nuk kanë rrezikshmëri të lartë”, tha Softa.
Softa shprehet se krijimi i kushteve për vënien në funksion të burgjeve të hapura është një alternativë tjetër që i shërben uljes së ngarkesës në institucionet e vuajtjes së dënimit./rtsh