Ashtu siç kishim lajmruar që para 7 muajve, por që nuk besohej as nga vetë drejtuesit e shtetit shqiptar, tashmë çdo gjë do të bëhet realitet dhe nuk do të ketë më të paprekshëm duke përfshirë deri edhe figurat e funksionarët më të lart të shtetit, president, kryeministër, kryeparlamentar, ministra, deputetë etj.
Shumë shpejt do të nis nga puna Byroja Kombëtaree Hetimit, FBI-a shqiptare e ngjashme me FBI amerikane, por që do të jetë e fokusuar vetëm tek “përndjekja” e politikanëve tanë të lartë. Ambasada Amerikane dhe BE në Tiranë po krijojnë të gjitha mundëstë, si për bazën materiale edhe për ngritjen e komisioneve për themelimin dhe funksionimin e Byrosë së Hetimit, që do hetojë për llogari të Prokurorisë së Posaçme, e cila do të përfaqësojë akuzën në Gjykatën Speciale.
Puna për ngritjen e saj mendohet të nisë brenda muajit shkurt megjithëse përcaktuese për këtë proces është ngritja e institucioneve të Vetingut.
Struktura për dosjet e funksionarëve
Në ligjin për SPAK (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion), është parashikuar një sesion special për të mbledhur të dhëna rreth zyrtarëve të përfshirë në praktika korruptive. Bëhet fjalë për seksionin e dokumentacionit në Prokurorinë e Posaçme. Ky sesion është ngarkuar me detyrën për të mbledhur në mënyrë sistematike të dhëna për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos në nivele të larta.
Po ashtu, sesioni krijon dhe mban një bazë të dhënash që shërben si burim informacioni në procedimet për vepra penalet penale të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, kompetencë e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Më të dhëna, nënkuptohen dokumentet elektronikë apo fizikë, fotografitë, regjistrimet, të dhënat, emrat ose çdo informacion tjetër me shkrim apo verbal, rreth subjekteve të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive.
Funksionarët në shënjestër të Byrosë
Presidenti i Republikës, ish-presidentët
Kryetari i Kuvendi, ish-kryetarët e Kuvendit
Kryeministri, ish-kryeministrat
Ministrat, ish-ministrat
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Prokurori i Përgjithshëm, ish-kryeprokurorët
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Kryetarit të Bashkisë, ish-kryebashkiakët
Deputetët, ish-deputetët
Zëvendësministrat, ish-zëvendësministrat
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
Drejtuesit e institucioneve qendrore, ish-drejtuesit e institucioneve qendrore
Drejtuesit e institucioneve të pavarura, ish-drejtuesit e institucioneve të pavarura/ KMA NEWS