FOL SHQIP

Kulture Letersi

Fol shqip…
Është gjuhë e nënës.
Gjuhë rreze artë.
Shëndrin si dritë e hënës !

Fol shqip, ti që je në mërgim
Shqip fole, dalë nga barku i nënës
Shqip flasin yjet, përmbi qiellin tim
Shqip fol dhe ti, që endesh anë – anës !

Shqip folën shekujve mërgimtarët
Shqip folën dallëndyshet në kthim
Shqip themeloi Noli e Konica VATRËN
Shqip shkroi Mjeda, Fishta e Rilindasi Naim !

Shqip këndon bilbili përmbi degë
Shqip këndoni dhe ju këngëtarë…
Shqip këndojnë zanat e malit
Shqip këndojnë pëllumbët lajmëtarë !

Shqip
Gjuhë, më e bukura përmbi tokë
Gjuhë siç shkruhet e lexohet
E vetmja gjuhë në kët’ botë !

Shqip
Gjuhë e besës dhe së vërtetës
Gjuhë e dlirë e nënës
E ëmbël, porsi mjalti bletës !

Shqip folën shekujve mërgimtarët
Shqip folën ata që luftuan për liri vatanë
Shqip folën dhe Rilindasit e vjetër
Në keni nder ! – FLISNI SHQIP dhe ju politikanë.!

Asllan Miftari