Foto Ndërkombëtare e Vitit: Momenti tronditës i babë e bir në sfondin e luftës në Siri

Bota

“Fytyra” e ashpër e luftës është kapur në një fotografi tronditëse, e cila u dha, si më e mira e vitit, në Siena International Photo Awards.

Efektet e luftës në Siri përshkruhen pa fjalë, përmes përqafimit të një babai që i ka humbur njërën këmbë djalit të tij që ka lindur pa gjymtyrë.

Çmimet Ndërkombëtare të Fotografisë u mbajtën në Siena të Italisë, ku çmimi më i rëndësishëm ishte ai i “Fotografit të Vitit” të turkut Mehmet Aslan me fotografinë e tij “Vështirësitë e jetës”.

 “Gjatë pazarit në treg në Siri, Munziri babai i djalit humbet këmbën e djathtë për shkak të një bombe që bie. Gruaja e tij, e cila ishte shtatzënë në atë kohë, thith gazin sarin (nervor) që u lëshua. Mustafa, i cili erdhi në botë, i hap sytë botës pa asnjë gjymtyrë nën ndikimin e gazit sarin”, ka shkruar fotografi në Instagram.

 

Ky është një imazh shumë i “fortë”, i shkrepur në zonën Reyhanli, në provincën turke të Hatay, në kufirin me Sirinë, që kap pikërisht tmerrin e luftës.

Fotoja u përzgjodh nga dhjetëra mijëra imazhe të dorëzuara nga fotografë nga 163 vende.