“Frika” nga Kosova, Duka merr garanci nga Vokrri

893

FEDERATA NE FOCUS-3Albert RUDAJ   /  Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë edhe një nga misionaret kryesore të pranimit të Federatës së futbollit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA. Por tani, ky realitet mund t’i kthehet asaj kundër.
Gjithsesi Duka thotë se ka marrë premtimin e Vokrrit dhe stafitë të tij se, kombëtarja jonë nuk do të preket.
“Kam premtim dhe jam i sigurtë për këtë, nga i gjithë stafi i federatës kosovare, që për ata është shumë e rëndësishme kombëtarja e Shqipërisë. Në asnjë moment nuk do të kërkojnë ta cënojnë apo ta dëmtojnë atë. Dikush që mund të mos jetë i kënaqur, ose që mund të mos ndihet shumë mirë në ekipin tonë, apo nuk gjen një vend, mund të kërkojë të ikë. Por edhe ne nuk kemi dëshirë që ndonjë talent të na largohet. Megjithatë nuk do ta konsideroja dramë, nëse do të ndodhte një gjë e tillë”, deklaroi Armand Duka.
Pasiguri ka edhe rreth stolit. Megjithatë Duka shuan zjarrin, dukshëm i siguruar edhe nga presidenti i federatës italiane “FIGC”, Tavecchio, në mbledhjen e FIFA-s.
“Kam komunikuar me trajnerin, ashtu sikurse edhe me federatën italiane, të cilët më kanë garantuar se nuk kanë pasur asnjë kontakt zyrtar me njëri-tjetrin. De Biasi ka bërë një listë me më shumë sesa 23 lojtarë”, tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Lista provizore e De Biasit do të prezantohet në datën 21 maj, në një konferencë për shtyp që trajneri do të mbajë në Tiranë, përpara nisjes së fazës përgatitore në Austri. Kjo listë do të përmbajë 25 futbollistë për këtë fazë, e më pas 23 prej tyre do të shkojnë në Francë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: