FSHATRAT LABE

Aktualitet Kulture
Poezi nga Agim Basha /
Rrijnë fshatrat labe, si zota prej guri.

Sipër maleve që kan shaluar.

Si gur të hedhur me hobe.

Grup polifonie që kënga rrjedh e vete shtruar.

 

Si një cop fustanell e mbetur

Që valvitet me simptoma të vakëta krenarie.

Lugjeve nuk kullosin më dele.

Por balada dhe vargje të trishtuar elegjie.

 

Jan bër modernë.

I hoqën edhe themelit e vjetra.

Edhe pse gushteve bën ftohtë njësoj.

Njësoj ther edhe reumatizma në eshtra

 

Jan mpakur,si pellgjet e ujit

Si plagë që dhembin pa zë.

Të shkoj apo jo ?

Një dëshirë e kahershme ka mbetur.

Më kujton, e një dridhje e lehtë të qet s’më lë.

 

Porsa të ulesh në gjunj.

Ndien si lëviz gjaku nëpër damarë e rrema.

Këtu edhe gurët e rrugës më njohin

Po i shkele njëherë,të hapin dyer dhe zemra..

 

Shën Mihali, aty bleroi ca livadhe

Ca pyje të lartë me blinj e mimoza

Shën Nikolla që herët në pergamenë

na la një amanet, dhe ca fjalë-hapni sa më shumë shkolla.