PASAPORTA SHQIPTARE NË VENDIN E 48 – SHQIPTARËT UDHETOJNË PA VIZA NE KËTO VENDE !

Aktualitet

Kohët e fundit situata për pasaportën tonë ka ndryshuar pozitivisht prej faktit se Shqipëria është një vend kandidat zyrtar për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Shqipëria renditet në vendin e 48 dhe kanë të drejtë të udhëtojnë “pa viza” në 117 vende të botës.

Singapori tashmë ka marrë kryesimin e listës së “Pasaportave më të fuqishme në botë”, duke e rrëzuar Japoninë e cila tashmë pozicionohet në vendin e tretë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley.

Siç raporton CNBC, kjo do të thotë se pasaporta e Singaporit u lejon shtetasve të saj hyrjen pa viza në 192 destinacione nga 227 në botë. Renditja Botërore e Pasaportave 2023 u bazua në të dhënat e ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror, i cili rendit pasaportat e botës bazuar në numrin e destinacioneve që kanë akses pa vizë paraprake.