Në kampionatin shqiptar të gjithë sytë janë nga arbitrat akuzat ndaj të cilëve janë shumë të rënda pasi çdo gabim shikohet si skenar komploti apo vendime që mund të kenë prapavijë tendencioze.
Për këtë arsye janë krijuar edhe statuset “non-grata” të cilat në Kategorinë Superiore kanë pasur më shumë efikasitet se në çdo vend tjetër të botës. Është e përditshmja sportive “Panorama Sport” e cila ka publikuar të gjitha gabimet e kryera nga gjyqtarët deri javën e 28-të të kampionatit. Rastet që janë marrë për bazë kanë të bëjnë me vendimet që mund të ndryshojnë në mënyrë direkte fatin apo rezultatet e një ndeshjeje ku përfshihen gola të anuluar apo akorduar padrejtësisht dhe penallti të dhëna apo të mohuara gjithashtu në mënyrë të gabuar. Në total bie në sy që klubi më i “përkëdhelur” nga gjyqtarët është skuadra e Laçit me një marzh pozitiv +5. Pra janë marrë 6 vendime të gabuara të cilat i kanë favorizuar gjatë ndeshjeve dhe vetëm një vendim i ka penalizuar. Në vendin e dytë pozicionohet Kukësi i cili kohët e fundit ka pasur edhe akuza të rënda mbi gjyqtarin Andi Koçi, sa u përket vendimeve të gabuara që ky i fundit i mori në duelin kundër Vllaznisë. Ndërsa vendin i tretë plotësohet nga Skënderbeu me 7 favorizime dhe 5 penalizime.
Në tabelën më poshtë mund të shikosh gabimet e arbitrave ndaj gjitha skuadrave/ATSH/