Nga Suedia Urim Gjata / Edhe një gazetare tjetër fiton strehim politik në Europën Veriore pasi iu kërcënua jeta e saj në Shqipëri. Është Suedia që ka marrë në mbrojtje gazetaren Syrjeva Berberi si dhe më parë Emanuela Çapanin, pasi iu kërcënua me jetë për shkak të investigimit të skandalit rreth trukimit të ndeshjeve. Ishte gazeta “Focus News . al” që më 8 Prill të 2015 publioi menjëherë këtë kërcëmin përball indiferentizmit të autoriteteve shqiptare. Një javë më parë Bordi i Emigracioni në Suedi ka vendosur të pranojë kërkesën e saj për azil, duke e konsideruar kthimin në Shqipëri të rrezikshëm.
Ky investigim i nisur në Shqiperi bëri bujë edhe në shtetin Suedez në mediat, të cilat e transmetuan njëkohësisht. Futbollisti me origjine Kosovare Liridon Leci në një kamer të fshehtë ka rrëfyer skemën mafioze të trukimit të ndeshjeve kryesisht në ligat Suedeze. Ai ka treguar gjithashtu edhe për lidhjet e tij me Presidentin e Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka.
Disa muaj më parë video u bë publike te televizionin Suedez TV4. Fill pas denoncimit të këtij rrjeti mafioz, gjë që gazetarja Syrjeva Berberi ka marrë në telefonin e saj një mesazh kërcënues. Ajo me shumë vështirësi ka arritur të lidhet dhe të komunikoje në shtetin Suedez me Z Urim Gjata, i cili ishte i pari që i dha mbështetien morale në përpjekjet e saj për të mos u tërhequr nga “kauza” e saj dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por dhe në të drejtat e saj në entin e emigracionit Suedez,.
Z Gjata më dha kurajë që unë të vazhdoj përpjekjet e mija pa u tërequr nga asgjë,ai me lidhi me gazetarin Z Shpëtim Zinxhiria në Athine. Portali i lajmeve “Focus News.al” dhe gazetari Shpetim Zinxhiria na dha një mbështetje shumë të madhe në publikimin e kërcënimit që iu bë gazetares Berberi.
Vetëm në saj të publikimit në këtë portal lajmi u adoptua edhe në mediat e tjera shqiptare si gazeta “Mapo” e deri tek emisioni “Opinion”. Syrjeva Berberi gazetarja e cila sot është e mbrojtur në shtetin Suedez, shpreh mirënjohjen për kolegët e saj të cilet ishin e vetmja mbështetje atehere kur shteti dhe policia shqiptare nuk i dha mbrojtje.
Çështja e gazetares Syrjeva Berberi duket se do të vazhdojë edhe për disa kohë pasi Bordi i Emigracionit ka vendosur të depërtojë në Shqipëri vellain e saj Xhulio Berberi, duke e konsideruar Shqipërinë një vend jo të rrezikshëm, me pretendimin se prindërit jetojne ende në Shqipëri, si dhe me arsyen se jeta e tij nuk ka qenë i kërcënuar drejtpërdrejtë në Shqipëri.
Gazetarja Berberi e mbrojtur personalisht nga shteti Suedes, ende ndihet e kërcënuar duke qenë se mafia shqiptare nuk ndalet, dhe ajo e di që në rast se vellai do të kthehet në Shqipëri ata do të hakmerren tek ai.
Në një kontakt që ne kemi pasur me gazetaren, na sqaron arsyet se përse ajo vendosi të marrë vëllain e vet. “ Unë mora vellain sepse menjehere pas investigimit ai është ndjekur nga persona të dyshimte, të cilët flisnin me theks kosovar. Xhulio ishte i vetmi pjestar i familjes me të cilin unë jetoja prej gati 4 vitesh dhe ai ishte i vetmi familjar që e njihnin të gjithë. Ai është i kërcënuar po aq sa unë dhe ata do të marrin hak tek vellai im, do të më bëjnë presion tek ai.Shpresoj që gjykata të pranojë kërkesën e vellait tim dhe t’i japë mbrojtje” shprehet e shqetesuar gazetarja shqiptare.