Gëzuar 23 Gushtin Dibra ime, eja bir ku i ke rrënjët ?

Kulture

Dibra ime kryefjala e historisē.
Në zemēr tē shqipes në gjoks të Arbënisē.
Ku tē prinë Kastrioti në mote e legjenda.
Kētu ēshtē vatani o bijtë e malësisë.

Këtu ështē Dibra jonë e bekuar.
Nē k’tē sofēr këngësh në vatrën e folklorit.
O ju që ikët nga ky vend e latë të vetmuar.
Këtu bir i keni rrënjēt dhe gurët e trollit.

O biri im nëna u rrita, u plaka me bukë hiri në këtë tokē.
Gjumin për dheu në stofkēn më të ngrohtē.
Më të mirë se Dibrën kurrë s’gjen në botē..
Uji i ktyre krojeve për ju u bë lotē.

Këtu nē këtë parajsë më pushoftë shpirti rehat.
Dibrën tonë tē bukur qëndisur me bukuri.
Ai vendi i huaj është thjesht njē copë shtrat.
Këtu flet vetmia ku kërkon bijtë e tij.

Mallin pēr këtë tokē se mbajnē as nëntë mallet.
E lotin e braktisjes se pērcjell as drini me shkulma.
Pesha e kētyre gurēve siu gjendet as fjala.
Rahatinē e shpirtit e gjeni ktē dhe e kto shkrepa e gurra.

Miranda Troci Derti
Reç Dibēr