GJYKATA E ROMES : EMIGRANTËT QË MBRITËN NË SHQIPËRI TË RIKTHEHEN NË ITALI

Aktualitet

Meloni: Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re

Gjykata e Romës vendosi sot që emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri të rikthehen në Itali, duke e konsideruar mbajtjen e tyre jo të ligjshme. Ky vendim duket se ka shkaktuar një debat të fort politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita i është drejtuar Komisionit Europian për të kërkuar ‘ndëshkim’ për Italinë. Nga Libia, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se opozita në vendin se saj i kërkon Europës të sanksionojë kombin e saj dhe qytetarët e saj, me të vetmin synim për të sulmuar politikisht qeverinë.

Po ashtu ajo ka shkruar në rrjetet sociale se PD, M5S dhe AVS i kanë paraqitur një pyetje Komisionit Europian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë. Ajo thotë se ky është turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re.

“PD, M5S dhe AVS i kanë paraqitur një pyetje Komisionit Europian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë. E kuptove drejt: disa parti italiane në fakt po i kërkojnë Europës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht këtë qeveri. Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re”, shkruan Meloni