Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së Pezës

1027

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza.

GBëhet e ditur se gykata nuk ka pranuar që t’i hapë rrugë kërkesës së organit të akuzës për sekuestrimin e pasurive të ligjvënësit socialist.

Më 18 prill, Gjykata për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve në një bankë në Tiranë, në masën 1 %, me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të gruas së deputetit Alfred Peza.

Sipas hetimeve të Prokurorisë rezulton se Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij, Mirela Ndini, zotërojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe likujditete, të cilat janë tjetërsuar, duke kryer blerjen e masës prej 1% të aksioneve të bankës.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: