Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është lëkundur nga deklaratat e lëshuara sot nga ana e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel se opozita duhet të hyjë në Kuvend dhe se duhet të heqë dorë nga kërkesat e saj për qeveri teknike.
Basha u shpreh se opozita e vendit është e vendosur deri në krijimin e qeverisë teknike. “Vendet që kanë ndihmuar Shqipërinë në këto 27 vite përfitojnë nga njohja totale e problemeve siç janë tonelatat e drogës. Nuk mund të ketë injorim. Në të njëjtën kohë përpjekja për të shkatërruar opozitën është përpjekje për të shkatërruar demokracinë. Ndaj e vetmja zgjidhje mbetet qeveria teknike me mandat politik për të luftuar trafikun e drogës”, tha Basha.