Grabitet ekonomistja e një firme, i merren 10 milionë lekë

Aktualitet

Një ekonomiste e një firme private në Tiranë është grabitur nga 3 persona. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30.

Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhur në rrugën “Memo Meto”, ku tre persona të paidentifikuar i kanë dalë para automjetit i cili drejtohej nga shtetasi T. M., 31 vjeç dhe ku ndodhej edhe ekonomistja e firmës private me iniciale A. P., 33 vjeç, të cilës i është marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Deri më tani nuk dihet nëse tre grabitësit kanë qenë të armatosur, ndërkohë  mësohet se personat e dëmtuar kanë deklaruar se janë dhunuar për tu marrë paratë.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorëve dhe mësohet se dyshon se grabitësit kanë qenë në dijeni të lëvizjes së parave dhe kanë ruajtur momentin për të vepruar.