Epidemia në Greqi ka kaluar shifrën e 25,000 infeksioneve. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 438 raste të reja të koronavirusi nga të cilat 28 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 25,370, nga të cilat 55.6% janë burra, ndërsa 3,508 raste të infeksioneve (13.8%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë
84 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 24 prej tyre (28.6%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 94.0% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë 70 vjeç ose më të vjetër, ndërsa 256 pacientë janë sheruar
Gjithashtu u regjistruan edhe 9 vdekje të tjera duke e çuar në 509 numrin e vdekjeve në vend. 193 viktima janë gra (37.9%) dhe pjesa tjetër janë burra. Mosha mesatare e të vdekurve ishte 79 vjeç, ku 96.3% prej tyre kishin disa sëmundje themelore dhe ishin mbi moshën 70 vjeç e lart.