Greqi: 4696 raste, 404 të intubuar dhe 38 vdekje

123

Numri më i madh i rasteve në Greqi që nga fillimi i pandemisë, njoftoi sot EODY.

Konkretisht, sipas raportit të EODY, rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 4.696, nga të cilat 13 janë evidentuar pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 739,448 nga të cilët 50,8% janë meshkuj.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 38, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15.894 vdekje.

95.4% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 404 (59,4% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

79.7% kanë sëmundje themelore dhe/ose mosha 70 vjeç e lart.

Nga pacientët e intubuar, 344 (85.15%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 60 (14.85%) janë plotësisht të vaksinuar.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: