Bardheblutë vazhdojnë arratinë, ja si është situata pas ndeshjeve të së shtunës

90

Dy ndeshjet e ditës së shtunë kanë sjellë ndryshime të vogla në renditjen e Superiores, por shumë të rëndësishme pasi konfirmon se dy skuadra janë në rritje e do të jenë protagoniste të padiskutueshme në këtë edicion.

E para është përsëri Tirana, e cila ka marrë kreun e vetme duke u shkëputur edhe një herë nga Kukësi që mban vendin e dytë në klasifikim. Bardheblutë konfirmohen në nivelet më të larta dhe javë pas jave përvijohen si kandidatë kryesorë për titullin siç e tregon edhe renditja. Ndërkohë, Vllaznia mbetet në kuotën e 9 pikëve dhe sheh se si i largohet edhe më shumë kreu i klasifikimit.

Kuqeblutë mund të cilësohen në krizë pas dy humbjeve radhazi dhe po arrihen edhe nga Laçi, i cili ka një pikë më pak pas fitores së sotme. Kurbinasit kanë marrë suksesin e dytë radhazi dhe tashmë po i afrohen pak nga pak grupit të ekipeve që luftojnë për Europën, ndërsa vazhdojnë të zhytin në fund Skënderbeun i cili e ka nisur shumë keq edicionin me vetëm 3 pikë e pa asnjë fitore.

JAVA 7

Të premten
Dinamo-Kukësi 0-1

Të shtunën
Laçi-Skënderbeu 2-0
Vllaznia-Tirana 0-2

Të dielën
Teuta-Kastrioti
Partizani-Egnatia




Këtë e pëlqejnë %d blogues: