Rastet e reja të konfirmuara me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 7317. Numri i përgjithshëm i rasteve është 861,117 (ndryshim ditor + 0,9%), nga të cilët 50,7% janë meshkuj.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 63, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 17.075 vdekje. 95.3% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 556 (62,4% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 84.7% kanë sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart. Nga pacientët e intubuar, 459 (82,55%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 97 (17,45%) janë plotësisht të vaksinuar.