Një aksident fatal u shënua mbrëmjen e djeshme në Kretë teksa dy shqiptarë u përplasën me muret mbrojtëse të autostratës Çania Kisamu.
Udhëtimi me motorr i tyre përfundoi në mënyrën më të tmerrshme, teksa 31-vjeçari nga Shqipëria vdiq në vend, ndërsa personi tjetër (34 vjeç) ka pësuar dëmtime serioze dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mjekët e patën të pamundur t’i shpërtonin njërën prej këmbëve duke u detyruar ta presin.
Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit. Sipas mediave helene, autostrada Çania-Kisamu u ka marrë jetën plot 53 njerëzve duke u konsideruar si njëri prej akseve rrugore më të rrezikshme në Greqi.