Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Kujtim Demirit në Greqi, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për trafikim të të miturve. Burime bëjnë me dije se homologët grekë janë vënë në dijeni për vendodhjen e tij nga pala shqiptare. Sipas informacioneve vendodhja e tij u sigurua nga seksioni i kerkimit në Drejtorinë Vendore Policore, Tiranë.
Pas lokalizimit të tij, zyra e kërkimit pranë Policisë së Tiranës, e cila në bashkëpunim me Europol arritën që të gjurmojnë në Athinë 57-vjeçarin, ku u bë i mundur dhe arrestimi i tij.
Demiri akuzohet për trafikim të të miturve dhe në përfundim të procedurave pritet që të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.
Më herët, Demiri bleu fëmijën për 10 mijë lekë dhe e përdori për disa vite të lypte nëpër rrugët e Greqisë.
Kujtim Demiri u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vjet burg ndërsa ishin vetë prindërit e të miturit që treguan se bëhej fjalë për një pazar që kishin bërë me këtë person për ta nisur djalin drejt Greqisë dhe që djali i tyre do të punonte dhe do tu sillte të ardhura edhe atyre.