Kush janë Shqiptarët e dëbuar nga Italia për terrorizëm?

Aktualitet

Dy të rinjtë shqiptarë që akuzohen për terrorizëm dhe për rrjedhojë janë larguar nga Italia janë Orkid dhe Lusien Mustaqi.

Të dy janë me origjinë nga Lushnja, njëri student dhe tjetri punëtor. Dy vëllezërit ishin emigrantë në Itali. Shtetasit shqiptarë janë tashmë në Vlorë, pa pasur të drejtën të kthehen në shtetin italian. Hetimet kanë treguar se dy vëllezërit shqiptarë ishin doktrinuar nga ana e çeçenit Bombateliev Eli 38 vjeç, që ka luftuar në Siri përkrah militantëve të ISIS.  Lusieni ishte student në Universitetin e Foxhias ndërsa Orkidi punonte për një shoqëri industriale në qytezën Melfi po në provincën e Potencas.

Nga hetimet rezulton se vëllezërit shqiptarë ishin pjesë e bandës së krijuar nga ana e Bombataliev Eli, çeçen që besohet se rekrutonte luftëtarë për IS në shtetin sirian. Prokurori i çështjes ka thënë se vëllezërit nga Shqipëria ishin indoktrinuar kaq shumë, sa ishin të gatshëm të kryenin deri akte të rënda për ISIS. Dëbimi i tyre ka tronditur opinionin publik në Lavello, pasi familja Mustaqi ishte integruar në komunitet.