Sot në rrugën nacionale Athinë – Lamia, është arrestuar nga efektivët e policisë OPKE një 26-vjeçar shqiptar, i akuzuar për transport dhe posedim droge, me qëllim trafikim të mëtejshëm.
Në veçanti, pas kontrollit të mjetit në të cilin udhëtonte 26-vjeçari, u gjet dhe sekuestrua një sasi kanabisi e papërpunuar, me peshë totale 30 kilogramë.
Njëkohësisht i është konfiskuar vetura, 2 celularë dhe shuma prej 310 euro. I arrestuari, me dosjen e ngritur nga Nëndrejtoria e Ndjekjes së Narkotikëve të Sigurimit të Atikës, është dërguar në Prokurorinë Publike të Athinës.