Emri Maqedonia, Kotzias : Me emrin Sllavomaqedonas nuk e duan shqiptarët

Greqi

Kështu është shprehu Ministri i Jashtëm i Greqisë z.Nikos Kotzias sot në mbrëmje në një intervistë për televizionin Antena. Më pas ai deklaroi se Greqia është lodhur shumë me emrin Maqedonia. “Nese vendi fqinje Fyrom nuk bie dakord me ate qe ne do të propozojmë, atëherë do të ketë kosto të madhe politike, nese nuk do të ketë zgjidhje nuk do të futet në NATO.Me emrin SllavoMaqedonas nuk e duan shqiptarët qe banojne ne ate vend”, tha ai.

Në mbyllje ministri u shpreh se, merr çdo ditë mbi 200 mesazhe ne e-mailin e tij, duke i thënë se asnjë nuk pranon te njohe vendin fqinje me emrin Maqedonia.