GREQI / ÇDO VIT LARGOHEN 10.000 SHQIPTARË, 106.000 TË LARGUAR NË 10-TË VITET E FUNDIT

Greqi

Çdo vit nga Greqia largohen mbi 10 mijë shqiptarë të ligjshëm.

Regjistrimi i fundit më 2021 tregoi se çdo vit në Greqi numri i shqiptarëve reduktohet në 10.6 mijë persona që largohen nga Greqia.

Dikur shqiptarët përbënin 64% te numrit të përgjithshëm të emigracionit në këtë vend, ndërsa në 2021 u reduktua në 49%, ndikuar edhe lejet e qëndrimit 5-vjeçar me synimin e vendeve te tjera te BE-së

 

Në dekadën e fundit, numri i të huajve që banojnë ligjërisht në Greqi është ulur me rreth 150 mijë, me rënie në përqindje prej 16.1% krahasuar me regjistrimin e mëparshëm. 765.598 të huaj jetojnë në Greqi dhe përbëjnë 7.3% të popullsisë së ligjshme të vendit. Ndoshta disa nga ata që kanë jetuar për shumë vite kanë marrë nënshtetësinë greke, por mendohet se ky numër është i vogël.

Shumica e emigrantëve që u larguan janë shqiptarë që kishin shumë vite në Greqi dhe dokumente ligjore, për punë më të mira në Itali dhe në Angli. Në fund të fundit, kjo është edhe arsyeja që ka pasur mungesë të madhe të fuqisë punëtore . Shqiptarët përbëjnë 49% të emigrantëve të ligjshëm në Greqi (374,926 krahasuar me 480,851 të regjistruar në regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011).

Nga viti 2011 e deri më 2021 sipas regjistrimit te popullsisë në këtë vend dhe publikuar ne mediat vendase del se janë larguar 105.925 shqiptarë.

Publikimi i të dhënave të lëshimit të lejeve të qëndrimit nga ministria greke e Emigracionit dhe Azilit për emigrantët e huaj që jetojnë në Greqi, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët, tregoi se në vendin fqinj rezultojnë aktualisht 285.842 mijë emigrantë shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi.