Greqi / Gjendet i vrarrë me plumb në kokë një shqiptar

Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Selaminas në Greqi, ku një shqiptar është ekzekutuar në banesën e tij.

Burri u gjet i vrarë me një plumb në pjesën e pasme të kokës. Mediat greke bëjnë me dije se ai është i moshës rreth 50-55 vjeç, por identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik nga policia. Shqiptari u gjet i vrarë në banesë nga një miku i tij, i cili lajmëroi menjëherë policinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për kapjen e autorit ose autorëve.
Mësohet se viktima quhet Aleksander Llazar Zaka i datëlindjes 1972.

51-vjeçari njihej si njeri i qetë dhe pa probleme dhe kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri. Lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.