Habit kandidati demokrat: Nëse më zgjidhni president do të publikoj të dhëna për alienët!

Bota

Kandidati demokrat për garën presidenciale në SHBA, Bernie Sander, ka premtuar se nuk do të fshehë ndonjë informacion nëse mëson se ka të dhëna ndaj UFO’ve, duke treguar se do të kërkojë menjëherë sa ta marrë postin e presidentit.

Duke folur në radio lokale gjatë së martës, i pyetur nga gazetari nëse do të publikojë të dhëna rreth alienëve nëse zgjidhet president, Sanders u përgjigj pozitivisht.

Më lejoni t’ua them këtë: gruaja ime do të kërkonte që ju ta dini” tha ai me humor.

Por gazetari përsëri insiston që ta bëjë këtë premtim, dhe Sanders i përgjigjet “Në rregull, do të ju tregoj”.

Sanders konsiderohet si njëri ndër kandidatët kryesorë për ta marrë kandidimin për president nga Partia Demokratike. Në krye të sondazheve për momentin gjendet Joe Biden, i cili ka shërbyer edhe si zv.president në administratën Obama.