GREQI / KUJDES SHQIPTARË : MESAZH I RI – MASHTRIM ME RIMBURSIMIN E TAKSAVE

Ekonomi Greqi

Mashtruesit e internetit vazhdojnë aktivitetet e tyre, duke gjetur vazhdimisht mënyra të zgjuara për të zënë në kurth qytetarët e pafajshëm, duke u dërguar atyre mesazhe SMS mashtruese në telefonat celularë dhe email-et, në adresat e tyre elektronike, për një rimbursim të supozuar tatimor, me qëllim përgjimin e informacionit personal dhe të dhënave të kartave bankare, me qëllimin përfundimtar zbrazjen e llogarive të tyre, raporton newsroom.

Hakerët dinakë – mashtrues krijojnë faqe të rreme, të cilat i dërgojnë me anë të email-it te qytetarët e pafajshëm, duke i informuar ata se kanë një rimbursim tatimor nga zyra e taksave dhe duke u kërkuar atyre të hyjnë në aplikacionin – kurthin që kanë krijuar.

SMS-të dhe email-et rreth rimbursimit të supozuar të taksave ende dërgohen vazhdimisht, siç mund të shihet nga mesazhi i mëposhtëm, i marrë nga një lexues , të cilin ai na e përcolli me qëllim që të paralajmëronte qytetarët e tjerë që të mos bien në kurth.

Burimi ZOUGLA.GR