Greqi : Kush do ta shkundë pluhurin e haresës? PESË vite në pritje për vrasjen e Pëllumb Marnikolaj.

Greqi Kryesore

PESË vite më parë në Athinë, 29 vjeçari nga Shqipëria Pellumb Marinkolaj masakrohet në stacionin e policisë në Ano Patisias, duke lënë frymën e tij të fundit më 3 gusht, në spitali e Kryqit të Kuq, ku ishte transferuar nga stacioni i policisë.

Shqiptari  ishte i detyruar të paraqitej një herë në muaj pranë këtij komisariati. Ai u paraqit por vdiq nga dhuna policore…

Pesë vite kaluan dhe kjo vrasje po shkon në harresën e përgjithshme. Dy vite më parë u njoftua për hapjen e dosjes, për hetimet të mëtejshme gjë që dha një shpresë për  një drejtësi të vertetë. Por deri më sot proçesi për hetimet ka mbetur ne vend.

Dikush duhet te shkundë pluhurin e haresës pasi kemi të bëjmë me jetë njeriu.

Kundër këtij brutalitetit të shtetit të dhunës që përpiqen të dënojnë gjithçka për një heshtje shurdhuese, në një kohë që kujtesa është më e fortë se harresa. Në asnjë rast nuk duhet të mësohemi me vrasje të tilla antinjerëzore dhe erën e vdekjes, as me ndjenjat e apatisë.

Por duhet të thyhet frika armiqësore, duke luftuar racizmin me solidaritetin tonë. Shoqëria duhet të mbajë qëndrime në këto beteja për tu përplasur çdo ditë me këtë botë të kalbur, aq sa të detyrojë drejtësinë të ndërgjegjësohet përball një shteti ligjor, një shteti të drejtësisë.

Kjo vrasje ka treguar dhe një herë lidhjet e rrjetit dhe institucioneve që operojnë së bashku në alternativë për të mbyllur edhe këtë vrasje. Nga policët që mbulojnë vrasësit kolegët e tyre, mjekët ligjor dhe prokurorët, dhe në fund mediat, të gjithë sëbashku vepruan në fshehtësi për të fshehur një vdekje të dhunshme, me shpresën se ngjarja do të varroset në mefshtësi verën e gushtit të 2016 , ndoshta duke venë bast se i vrari është një emigrant, i varfër dhe kështu mund të varroset e verteta dhe bashkë me të edhe viktima..

Vdekja e 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj në stacionin e policis nuk është i rastit dhe as I paparë në këtë vend. Disa police ndjekin një politikë shtetërore që kundërshton grupet e dobëta sociale siç janë emigrantët, por fatkeqësisht asnjë masë nuk është marrë kundrejt tyre që marrin jetë njerëzish.

Asnjë avokat grek nuk e ka marë përsipër këtë çështje, edhe kur u muarr përsipër u la mënjëanë pasi kështu funksion sitemi në këtë vend, kur ka të bëjë me vrasje të tilla. Aq sa sot, prokuroria ka rikthyer dosjen policisë që të hetojë këtë rast si çështje kriminale, por është nën hetim…Rastësi?

Shteti shqiptar duhet ti kërkoj Greqisë hetim sa më shpejtë dhe me pas zbardhjen e 97 vrasjeve të tjera nga forcat e policisë.

 

Kjo vrasje ashtu si rastet e tjera vulos përfundimisht pluhurin e herresës së plotë të drejtësisë greke, që deri më sot nuk ka denuar asnjë këta vrasës…

Një drejtësi e vonuar, një drejtësi e munguar.