Malaj : Dendesiteti i betonizimit te qyteteve tona rrezikon te jete nje krim jo thjesht ambientalist !

90
As në vendet më të varfra të botës nuk ka një park natyror që është i rrethuar nga kulla gërvishtëse. Ato jane ruajtur brez pas brezi si dhurata me e shendetshme per te gjitha gjeneratat.
Vetëm në rrugën nga Venecia tek Hyrja e Parkut te Tiranes, një rrugë me kalldrëm si rruga e studentëve për të lidhur kampusin universitar me Qytetin e Studenteve, po ndërtohen me intensitet 4 pallate.
Nëse secila prej tyre ka minimalisht 150 makina (1.5 makina/për familje), shto edhe tre pallatet ekzistuese behen rreth 500 makina qe do te dalin dhe hyjne ne kete rruge cdo dite.
Shto ketu edhe qindra makinat te tjera qe kalojne aty ne cdo ore te dites , duhet te ndergjegjesohemi per risqet e nivelit te intensitetit te gazrave vdekjeprurëse jo vetem në këtë rrugë.
Ky mbipopullim me densitet të lartë i qendrave dhe zonave të preferuara nga biznesi – po prodhon një zhvillim varferues nga semundjet direkte dhe indirekte te ndojtjes.
Kostoja e kësaj politike te babezitur do te rendoj shendetin dhe do te perkeqesoj financat e te prekurve por edhe te taksapagues sepse do te rriten edhe shpenzimet buxhetore per keto semundje..
Sipas artikullit te meposhtem,shkencetaret arritën në përfundimin :”se dy të tretat e rritjes së temperaturave ishin për shkak të rritjes së popullsisë. Pjesa tjetër e rritjes ishte për shkak të ndryshimit të klimës dhe nxehtësisë shtesë për shkak të urbanizimit……..
Gjatë 30 viteve të fundit, vendet me nivele të ulëta dhe mesatare të zhvillimit kanë parë rritjen më të madhe të ndjeshmërisë ndaj nxehtësisë, e cila u përkeqësua për shkak se shumë prej këtyre komuniteteve nuk kishin akses në ajrin e kondicionuar, ftohjen dhe hapësirat e gjelbra urbane”.
Ne fund nje kerkese ambientaliste per patronazhistet digjital te Bashkive dhe Ministrive qe po ndotin jo pak edhe ambientin shoqeror dhe politik.
Ju lutem mos i mbilodhni “zonjat dhe zoterinjte” qe mire-financohen per faqet e tyre sociale nga kompanite publike e private per sulme me kallashnikove digjital.
Edhe armet digjitale prodhojne ndojtje, – jo vetem ambientaliste.
Lektor i “Ekonomiksit te Zhvillimit”



Këtë e pëlqejnë %d blogues: