Kanë kaluar 5 ditë nga vdekja e shqiptarit në burgun e Melandrionos dhe sot media vendase raporton vdekjen e 37-vjeçarit, baba i pese femijeve, i cili kishte pesë ditë që vuante nga dhëmbi dhe nuk mori ndihmë mjekësore. Ishin mediat shqiptare që raportuan të parët këtë vdekje në Shqipëri, ndërsa nga ambasada shqiptare nuk ka pasur asnjë njoftim për mediat shqiptare në Greqi.
Është Zougla.gr që sot në mëngjes ka raportuar këtë vdekje të ndodhur më 18 prill, ditën e shënjtë të Pashkëve, në një kohë kur deri më sot shteti shqiptar ka zgjedhur heshtjen.