Qeveria po hedh në erë sakrificën e shqiptarëve

253

Koço Kokëdhima/

Rritja me 29 raste e të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit e kthen situatën pandemike të vendit si në muajin mars.

Ulje-ngritjet e kurbës së të infektuarve, kur ajo duhet të kishte ulje, si në gjithë vendet e tjera, tregojnë se autoritetet shëndetësore kanë dështuar në gjurmimin e personave të infektuar dhe të kontakteve të tyre, përmes testimeve në popullatë.

Kjo situatë hedh në erë sakrificat gati 2-mujore të shqiptarëve që respektuan izolimin më të madh në Europë dhe vonon lehtësimin e masave, duke zgjatur agoninë e jetës social-ekonomike.

Gjendjen nuk e përmirësojnë monologjet propagandistike të kryeministrit, por puna e ekspertëve në terren, duke zbuluar vatrat e infeksionit dhe gjurmuar të gjithë personat e kontaktit.

Ndryshe, lufta e Shqipërisë së cfilitur nga izolimi, do të jetë e gjatë dhe e humbur.

Siç e paralajmëruam qeverinë 6 javë më pare, ajo duhet të caktonte në krye të betejës anti-COVID -19, ekspertë të shquar, të pavarur e me integritet të lartë dhe jo militantë e besnikë partie.