Kush janë 4 personat që do të vendosin nëse do të rritet çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë?

843

Ditën e djeshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi që të japë pëlqimin për propozimin e UKT-së për rritjen e çmimit të ujit.

Ishin 31 vota të Këshilltarëve që miratuan këtë propozim, ndërsa vulën për rritjen ose jo të çmimin të ujit e ka ERRU, Enti Rregullator i Ujit.

Vendimi mësohet se do të merret në shtator, ku me shumë gjasë është që ky ent të japë dakortësinë për këtë vendim. Po kush janë anëtarët e këtij ENTI, që kanë në dorë të rrisin ose jo çmimin? ERRU përbëhet nga 3 anëtarë dhe kryetari, përkatësisht: Silvana Simaku, Riza Ajdini, Fatime Imeraj dhe Ndriçim Shani.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: