Më 12 tetor 2020, ligji i ri 4735/2020 i Ministrisë së Brendshme u botua në Gazetën Zyrtare , i cili përmban, ndër të tjera, dispozita për ndryshimin e Kodit të Shtetësisë Greke. Ministria prezantoi këtë sistem natyralizimi, duke artikuluar nevojën për transparencë, shpejtësi dhe efikasitet, duke pasur shumë anë positive.
Sidoqoftë, dispozitat përfundimtare në të vërtetë paraqesin pengesa dhe kufizime serioze në marrjen e shtetësisë greke.
Deri më tani, megjithatë, veprimet institucionale nuk kanë përparuar, as nuk janë lëshuar Vendimet e nevojshme Ministrore për zbatimin e ndryshimeve në shtetësinë e brezit të dytë dhe natyralizimin. Dy muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, ne jemi në pikën zero për sa i përket zbatimit të tij, shkruan portal GENERATION 2.0…
Në një kohë që pritej të bëheshin hapa përpara po bëhen hapa prapa, përsa i përket në procese të rëndësishme për shtetësinë e brezit të dytë dhe natyralizimin.
“Më 12 tetor u publikua në fletoren zyrtare ligji Nr. 4735/2020 për disa ndryshim në Kodin e Nënshtetësisë Greke. Megjithatë, deri më tani nuk kanë përparuar veprimet institucionale, as nxjerrja e vendimeve apo akteve normative nga Ministritë Përkatëse për zbatimin e ndryshimeve në Kodin e Nënshtetësisë për Brezin e Dytë dhe për Natyralizimin. Dy muaj pas fillimit të futjes në fuqi të ligjit jemi në pikën zero përsa i përket zbatimit të tij për pasoj në vend të bëjmë hapa para të bëjmë hapa pas për të gjithë procesin.
Sipas ligjit të ri, përsa i përket Atikës dhe Maqedonisë Qendrore, aplikimet e bëra dhe ato të reja do të shqyrtohen tashmë nga Drejtoritë e reja Rajonale për Nënshtetësinë, pranë Prefekturave, të cilat do të funksionojnë në Athinë dhe Selanik. Por, këto drejtori nuk janë krijuar ende, për pasoj të ngrijë i gjithë procesi i dhënies së nënshtetësisë për Brezin e Dytë nga Drejtoritë aktuale të Nënshtetësisë për mungesë kompetencë, pra tashmë me ligjin e ri këto drejtori nuk kanë më të drejtën as të shqyrtojnë dosjet dhe as të firmosin vendimet e miratimit.
Kështu që nga mesi i muajit tetor nuk janë publikuar më në fletoren zyrtare vendimet e fitimit të nënshtetësisë për të dy Prefekturat më të mëdha të vendit.
Një shembull tipik i vakumit administrativ që është krijuar, është se qytetarët që në fillim të tetorit kishin verifikuar ecurinë e kërkesës së e tyre dhe në sistem rezultonte e miratuar, tashmë pas miratimit të ligjit të ri zbuluan se kërkesa e tyre është kthyer mbrapsht në fazën e shqyrtimit (!)
Dhe ndërkohë që jemi në fund të viti 2020, fati i këtyre Drejtorive të Reja nuk dihet.
Akoma nuk ka asnjë njoftim zyrtarë nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Nënshtetësisë për krijimin, emërimin e personelit dhe kryesisht për fillimin nga puna të Drejtorive Rajonale të Nënshtetësitë.
Vlen për tu theksuar se vendimi për krijimin e Drejtorive të reja Rajonale për Nënshtetësinë erdhi si nevojë e domosdoshme për përshpejtimin e procedurave për kërkesat e brezit të dytë. Por, vonesat e pa arsyetueshme për krijimin këtyre drejtorive kanë sjellë si pasoj vonimin edhe më të madh të shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave ekzistuese. Për shembull, në Athinë, para se të ndryshonte ligji, po shqyrtoheshin kërkesat e dorëzuara në muajin qershor 2017. Radhët e gjata që ekzistonin tashmë do të arrijnë në një tjerë rekord negativë pasi është e paqartë për sa kohë dhe me çfarë mënyre do të nisin procedurat për krijimin e Drejtorive të Reja.
Për më tepër, ende nuk janë marrë hapat e nevojshëm që sistemi i ri i natyralizimit të funksionojë normalisht nga 1 Prilli 2021, siç është parashikuar. Banka e temave (100 ushtrime të të kuptuarit dhe të prodhimit të fjalës dhe 300 pyetje mbi historinë, gjeografinë, etj.) nuk është botuar ende në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme.
Kështu që, të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë për fituar nënshtetësinë greke me natyralizim në të ardhmen e afërt, as nuk mund të informohen në kohë, as mund të fillojnë të përgatiten për procesin e ri të provimeve me shkrim. Në të njëjtën kohë, nuk është dhënë asnjë vendim ministror, siç është ai që do të sqarojë se cilat do të jenë prezumimet e integrimit ekonomik dhe shoqëror të kërkuesit.
Edhe një herë jemi spektator i të njëjtit film: ligji i ri del por ligji i ri nuk zbatohet në kohën e duhur. Edhe një herë Ministria përkatëse ishte e papërgatitur për të zbatuar në kohë ndryshimet ligjore që ajo vet kishte vullnetin të krijojë dhe institucionalizoj. Sigurisht edhe një herë, ata që paguajnë çmimin për mungesën e planifikimit dhe gatishmërisë nga ana e shtetit janë qytetarët. Brezi i dytë fatkeqësisht do duhet të vazhdojë të presë për vite me radhë që të miratohet nënshtetësia e tyre dhe emigrantët nuk do të dinë se kur më në fund, me çfarë kriteresh dhe në cilat lëndë do të testohen në mënyrë që të natyralizohen”, thuhet në komunikatën për shtyp të organizatës”
Burimi : GENERATION 2.0