Greqi / Nuk jetonte dot vetëm. Gjendet i varur burg 45 vjeçari shqiptar

Greqi

Një ngjarrje tjetër e rëndë ka ndodhur sot në Burgun Koridallos në Athinë.

Sot në mëngjes gardianët e burgut kanë gjetur të varur në qeli Klodianin, i cili kishte lenë dhe një letër që i jepte fund jetes së tij pasi nuk mund të duronte më të jetonte i vetëm në qelin e tij.

Informacionet paraprake që vijnë nga të dënuarit shqiptar nga burgu thonë se Klodiani kishte mbi 5 vite që vuante dënimin dhe kohët e fundit ai qendronte i vetëm në qeli. Dhe kjo ka qenë një nga arsyet që i ka dhënë fund jetës së tij.

Si litar ka sherbyer çarçafi të cilin e ka lidhur në një tub mbi drite dhe nga krevati dyshe është hedhur duke i dhënë fund jetes në mënyrën më tragjike. Te denuarit e tij janë shokuar kur e kanë parë aq sa njeri prej tyre tha se koka e tij gjendej gjysem e prerë.

Kjo vdekje e sotme e çon në shtatë numrin për vitin 2020.

Për vitin 2018 humbën jeten 9 të dënuar shqiptar, ndërsa për vitin 2019 u shenuan 11 raste vdekje ne burgjet e Greqisë.

Pra gjatë dy viteve 2018-2019 kane vdekur ne burgje 20 shqiptar.Shqipëria duhet të ndjekë nga afër keto vdekje…!