Nga Athina Shpetim Zinxhiria /
E pabesueshme por një realitet. Nuk është shpifje por një çmënduri alla-shqiptaçe me protagonistë konsullatë dhe kompaninë francezë ALEAT, një kompani që sa vjen dhe po shtyn afatin e pajisjes së pasaportës nga java në javë.
Për të aplikuar për pasaportën në në Athinë, duhet të presësh mbi dy muaj, ndërsa për ta marrë atë duhen edhe tre muaj të tjera. Një çmënduri që penalizon shqiptarët për çdo veprim në Greqi për tre muaj, pasi që nga dita e aplikimit ajo del jashtë përdorimit.
Edhe pse në Konsullatën Shqiptare në Athinë janë shtuar edhe dy konsuj asgjë nuk ka ndryshuar, diçka nuk shkon mirë, pasi te dera e konsullates gjen shoferin dhe tre sekser, gjë që lë të dyshosh.
Një konsullatë e tërë sëbashku me godinën moderne është venë në dispozicion të kësaj kompanie që nga ana e saj afatin që dikur e kishte dy javë për aplikim e ka çuar në dy muaj e ca, kjo jo sot por edhe para se të shpërthente coronavirusi.
Zoti kryeministër ktheni kokën nga shqiptarët në Greqi, pasi në asnjë vend të Planetit nuk mund te gjesh nje vend ku shtetasit të presin mbi 5 muaj të pajisen me pasaportë.
Kjo nuk është shpifje po nje realitet edhe pse shqiptaret paguajnë me kostë më të lartë ekonomikisht se çdo vend tjetër.