Greqi / Policia vë në pranga grekun që vrau 64-vjeçarin shqiptar

Greqi

Ditë më parë policia vendase kishte deklaruar se kishte rënë në gjurmët e vrasësit që kishte vrarë shqiptarin 64-vjeçar në Korfuz,

Sot 44-vjeçari nga Korfuzia është vene ne pranga dhe ka pohuar se ka kryer vrasjen para nje jave me armën e gjahu në jugë të Korfuzit. Ai është dërguar për hetim në Prokurorin e Korfuzit me akuzën vrasje me dashje.

Mediat vendase theksojnë se vrasësi ende nuk ka dorëzuar armën e krimit edhe pse e ka me leje. Më në fund drejtësia greke po vepron si nje vend anëtare e BE-së, duke lënë pas kohet e errta kur vrasëit nuk dënoheshin por përkundrazi duartrokiteshin kur dilnin të pafajshëm. Kjo vrasje shënon viktimën e 178 dhe ndoshta një do te ketë një gjykim ku njerëzit pa dallim janë te barabarte para drejtesise.

E theksojmë këtë pasi vrasja e bujshme në rajonin e policisë ne Ano Patisja të 29-vjeçarit i është kthyer për gjykim Prokurorise se Athinës e cila nga ana e saj ka thene se eshte nje vrasje dhe jo vetvrasje…