Përfundoi tragjikisht zënia mes burrit dhe gruas së tij të ndarë në Mesini, 50-vjeçar qëlloi veten dhe ra i vdekur.
Sipas gazetës lokale eleftheriaonline.gr, 50-vjeçari me origjinë shqiptare ka shkuar në punë për të vjelur ullinj, duke mbajtur një pushkë. Në punë ndodhej gruaja e tij e ndarë me fëmijët e tyre si dhe punëtorë të tjerë. Pasi ka debatuar me gruan ai ka ka nisur të qëllojë në ajër, fëmijët kanë ndërhyrë për ta qetësuar dhe më pas ai dyshohet se ka kthyer armën kundër vetes dhe ka qëlluar veten. Burri ra i vdekur në terren dhe në vendngjarje shkuan ekipi i Sigurimit të Kalamatës dhe oficerët e Policisë së Trifilisë për të hetuar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Burimi: Dikastiko.gr