GREQI / 35-VJEÇARI AKSIDENTOHET RËNDË NË PUNË, BRAKTISET NGA PUNËDHËNËSI I TIJ SHQIPTAR.

Greqi

Ai u aksidentua rëndë ditën e tretë të punës, ku skela ku punonte shkëputet dhe nga një lartësi 8-10 metra

U la i vetëm i gjakosur dhe i sakatuar dhe u braktis nga punëdhënësi, i cili nuk është dukur më që nga dita e ngjarrjes edhe pse është me origjinë shqiptare.

U deshën 6 operacione te rënda dhe sot që nga 22 Prilli ai gjendet invalid 100% duke qendruar në një karrocë.

Erdhi në Greqi në moshën 14 vjeç dhe për shumë vite punoi në sektorin e ndërtimit.

Humbi lejen e qendrimit pasi u shkëput prej vitesh nga Greqia dhe rikthimi i tij ishte fatal për jeten

Edhe pse eshte i pasiguruar në sigurimet shoqërore ligjet e vendit e bëjnë të qartë se nëse punonjësi nuk është i siguruar në Sigurimet Shoqërore (EFKA), shpenzimet e kujdesit mjekësor dhe spitalor duhet të paguhen nga punëdhënësi.

Por punëdhënësi për 35-vjeçarin eshte zhdukur që nga dita e aksidentit edhe pse është shtetas shqiptar, duke e lënë të vetën në vendin e aksidentit.

Ishtrirë në krevat ai tregon për ngjarrjen për braktisjen nga pronari dhe për operimet dhe punën e mire të mjekëve gjithashtu edhe për kujdesin e kunatit të tij.

Të gjitha shpenzimet mjekësore paguhen nga familja dhe te afermit e Bekimit.

Për më shumë së  shpejti në televizionin TRIBUNA dhe FAX NEWS.