GREQI : SHQIPTARI HUMB JETEN NGA NJË AKSIDENT NË PUNË

Greqi

Lidhur me këto aksidente që nga fillimi i vitit e deri tani kanë humbur jetën 14 shqiptarë.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, i cili ka humbur jetën sot në punë në Trikeri të Volos.

Sipas informacioneve, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes, kur një makineri e ka zënë dorën e tij, duke bërë që ai të përfshihet dhe të humbasë jetën. Ai jetonte prej vitesh me familjen e tij në Trikeri.

Po sot kanë ndodhur edhe dy aksidente te tjera ne punë…

Aksidenti i dytë ka ndodhur ne sektorin industrial në orën 9.15 të mëngjesit të sotëm në Halyvourgia Volos, me viktimën një 28-vjeçar grek Michalis Savvanakis, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive.

Aksidenti i tretë ka ndodhur po në Volo ku ka humbur jetën dhe nje 28-vjeçar ku ende nuk eshte konfirmuar identiteti i tij.

Informacioni nga magnesianews