Greqi : Arrestohet shqiptari që tentoi të fusë heroinë në burgun e Nigritës

Greqi

Një shqiptar me 7.2 gramë heroinë dhe 1.7 gramë pilula droge pluhur, ka tentuar të kalojë sot (02/09) në orën 11 të mëngjesit në burgun e Nigritës, i cili do të vizitonte një shqiptar të burgosur.

Sipas informacioneve të ERT Serres, droga ishte qepur në rroba që ai do t’ia jepte shokut të tij të burgosur. Planet e tij u prishën kur droga u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm në postin e IEVP-së.  Ai u arrestua dhe do dergohet ne Prokuririnë e rrethit.